16.5 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Opozita proteston në Shqipëri, përplasje me policinë

- Advertisement -

Deputetë dhe pjesëtarë të Partisë Demokratike në Shqipëri sot, më 26 nëntor, po mbajnë protestën e tyre të paralajmëruar ditë më parë në Tiranë.

A2CNN raporton se në rrugën e Elbasanit janë përplasur me zyrtarë policorë deputeti Flamur Noka dhe protetuesë të tjerë.

Në rrugët e Tiranës janë parë një numër i madh i forcave të policisë. Protesta nisi në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, teksa njësoj si herën e fundit, kur u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit, nuk do të ketë fjalime apo podium nga drejtuesit e opozitës.

Protesta e sotme është nën moton: “O sot, o kurrë”, opozita do të bllokojë pesë nga kryqëzimet kryesore të Tiranës për të kërkuar edhe njëherë lirimin e liderëve nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deputeti Flamur Noka në protestën e opozitës, akuzoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ka rekrutuar banda me uniformë për të kërcënuar opozitën.

“Asgjë më shumë se po përmbushim misionin e opozitës është përpjekje në përmbushje të misionit tonë. Banditët me uniformë të rekrutuar nga rilindja tentojnë të intimidojnë e kërcënojnë  opozitën. Sokol Bizhga njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në ‘97 është shpërblyer për urrejtjen që ka ndaj PD-së dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit kundër qytetarëve”.

Ai i bëri thirrje “kryeministrit që të largojë duart nga qytetarët, përndryshe do të shkojnë edhe në Surrel”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit