9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Opozita nuk pret shumë nga Komisioni për rezervat shtetërore, kërkojnë hetime nga Prokuroria

- Advertisement -

U bë bujë e madhe derisa u formua.

Bile, tentuan shtatë herë për ta bërë një gjë të tillë.

Por, tani kur të enjten u formua komisioni hetimor për rezervat shtetërore, ani se ishte kërkesë e vazhdueshme e opozitarëve, duket se nuk po kënaq edhe aq shumë.

Ramush Haradinaj nuk pret shumë nga hetimet gjashtë mujore që ky komisioni pritet t’i bëjë ndaj dyshimeve për keqpërdorime me rezerva të shtetit.

I pari i AAK-së po kërkon tani diçka tjetër.

Se komisioni nuk është prokurori, po e thotë edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

E formimi i tij tregon shumë për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Veçse ky po thotë se nga hetimet nuk do të arrihet të nxirret asnjë keqpërdorim.

Kuvendi i Kosovës me 69 vota pro themeloi në shtator të këtij viti komisionin hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe dyshimet për keqpërdorime dhe abuzime të mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

E në përpjekjen e tetë është konstituuar ky komision, i cili pritet të nisë intervistimet e para të dëshmitarëve javëve në vazhdim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit