Home Lajme Opozita në Serbi protestë përpara presidencës, kërkojnë nga Vuçiqi refuzimin e planit franko-gjerman

Opozita në Serbi protestë përpara presidencës, kërkojnë nga Vuçiqi refuzimin e planit franko-gjerman

0
Opozita në Serbi protestë përpara presidencës, kërkojnë nga Vuçiqi refuzimin e planit franko-gjerman
Beograd, 28. januara 2023 - Zajednièko obraæanje povodom novog zapadnog ultimatuma o KiM ispred zgrade Predsedništva Srbije. Na skupu su govorili Boško Obradoviæ, predsednik Srpskog pokreta Dveri i narodni poslanik, Miloš Jovanoviæ, predsednik Novog DSS i narodni poslanik, Milica Ðurðeviæ Stamenkovski, predsednik Srpske stranke Zavetnici i narodni poslanik, Dušan Radosavljeviæ, zamenik predsednika POKS i narodni poslanik Slobodan Samardžiæ, Pokret za odbranu KiM, Dragomir Anðelkoviæ, politièki analitièar, Stefan Simonoviæ, student, Srpska omladina za Kosmet. FOTO TANJUG/ VLADIMIR ŠPORÈIÆ/bs

Koalicioni NADA, Lëvizja Dveri, partia Zavetnici dhe disa shoqata e lëvizje kërkuan që Serbia të refuzojë planin e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së, propozimin franko-gjerman me vlerësimin se bëhet fjalë për një “ultimatum”.

Siç raporton N1, përcjell Demokracia.com, kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, anëtar i koalicionit NADA, Millosh Jovanoviq, deklaroi se do të ndërmarrin veprime të përbashkëta nga java e ardhshme lidhur me propozimin franko-gjerman.

“Është absolutisht e papranueshme për ne dhe besoj edhe për shumicën dërrmuese të popullit tonë. Ai plan, nëse pranohet, do të hapte një seri vitesh jostabiliteti, një seri vitesh problemesh ekonomike dhe gjeopolitike, sepse askush nuk mund ta ndërtojë të ardhmen mbi disfata dhe tërheqje”, deklaroi Jovanoviq.

Kryetarja e partisë Zavetnici, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, deklaroi se me refuzimin e këtij propozimi, Vuçiqi do të ruante vullnetin e shumicës në Serbi.

“Ultimatumi gjermano-francez hapi pyetje të mëdha dhe të dhimbshme. Ne u përballëm me një disfatë jo vetëm me politikën e qeverisë aktuale ndaj Kosovës, por me një debakli të plotë të retorikës së tyre të politikës së jashtme, e cila në vitet dhe dekadat e kaluara mbështetej ekskluzivisht në favorizimin e BE-së si një partner të besueshëm dhe mik të vërtetë”, deklaroi ajo.

Eurodeputetët që takuan Vuçiqin dje bënë të ditur se nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen finale, mund të mbetet sikur Irani në Evropë.

Exit mobile version