Në hyrje të objektit të komunës që drejton ka të vendosur flamurin e Shqipërisë dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Derisa në Shqipëri mund të ketë qenë së voni, një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu shtye edhe për ca kohë Alban Hysenit, kryetar i komunës së Gjilanit.
Se brenda këtij objekti punohet shumë, mund të ta lë përshtypjen edhe futja e kësaj sasie të madhe të ujit të pijshëm.
Por në anën tjetër, qysh në oborr të kësaj komune, shihen gjurmë të disa punëve të papërfunduara.
E në tërësi, punën e kryetarit të Gjilanit që i përket Lëvizjes Vetëvendosje, po e kritikojnë opozita në këtë komunë.
Sipas Aliut nga LDK, puna e qeverisjes së Gjilanit është e nivelit të njëjtë me atë të qeverisë së Kosovës.
E qytetarët që ia besuan qeverisje komunale z.Hyseni kanë mendime të ndryshme.
Disa nga ta thurin lavde për performancën e tij.
E tjerë e thonë komplet të kundërtën.
Qëndrim lidhur me punën e Hysenit ishte e pamundur të merret edhe nga Partia Demokratike e Kosovës që është në koalicion me Vetëvendosjen në Gjilan. /T7/