8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Opozita kritikon qeverinë për dështime dhe ka një mesazh për qytetarët: Duhet shumë kujdes se kujt ia japim votën

- Advertisement -

Qeveria Kurti ka hyrë në vitin e fundit të këtij mandati. U premtuan reforma rrënjësore dhe u krijuan pritshmëri të larta. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë për Ekonomia Online se fatkeqësisht janë vite të humbura për Kosovën në secilën sektor. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reqica ka deklaruar se Qeveria aktuale ka dështuar në të gjitha aspektet. Sipas tij në luftimin e krimit të organizuar, në raportet me miqtë ndërkombëtar, në marrëdhëniet ndërshqiptare shumë të tjera.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka theksuar se tash e tutje duhet të kemi shumë kujdes se kujt ia japim votën sepse po na humbin vitet.

“Fatkeqësisht janë katër vite po thuajse ose tri vite e ca të humbura për Kosovën, fatkeqësisht po them në secilën sektor, që njeriu prek sot qoftë në ekonomi, qoftë në arsim, qoftë në shëndetësi, qoftë në drejtësi, qoftë në drejtimin e infrastrukturës. Në çdo aspekt Kosova ka pasur stagnim total ose në fusha të caktuara edhe regres të madh, mos të flas për politikën e jashtme, që pothuajse Kosova nuk ka pasur fare politikë të jashtme. Prandaj për fatin e keq ashtu siç kemi thënë edhe në fillim që nuk duhet që njerëzit në Kosovë, votuesit të eksperimentojnë, sepse nëse mbani mend para tre vite e gjysmë njerëzit flisnin thonin hajt ta provojmë një ndryshim shteti nuk është arenë provash nuk është arenë eksperimentesh”.

“Do të kemi shumë kujdes se kujt ia japim votën sepse më pas humbin vite. Po them kështu sepse statistikisht kemi humbur tre vite e gjysmë me këtë qeveri aspektin e pasojave politike aspektin e pasojave të mëdha zhvillimit të këtij vendi janë pothuajse një dekadë sepse është ndal zhvillimi është ndal reforma në arsim reforma në shëndetësi, gjithçka është ndal dhe çka kemi ikje masive të njerëzve mungesë të shpresës për të jetuar këtë vend në  mungesë të investimeve të huaja. Mungesa, mungesa, mungesa…”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj mendon se kësaj qeverie po i vie fundi, por se ai ka një lutje për qytetarët që kurrë të mos e sjellin në pushtet një model dhe një logjikë të tillë qeverisjeje.

“Prandaj po them që rasti i kësaj Qeverie kur populistët vijnë në qeverisje duke folur fjalë më tepër se çka dëshiron populli dhe jo në fakt se çka ka kapacitet dhe mundësi që të bëj. Meqë është rasti i fundit ku njerëzit duhet ta kuptojnë që nuk bëhet shaka me shtetin duhet të kemi shumë kujdes njerëzit që i zgjedhim sepse më pas mund me vite të tana të ankohemi të vajtojmë ja çka i bëmë vetes ja çka i bëmë vetes. Mendoj që kësaj Qeveri mirë që po i vie fundi, por me një lutje me një kërkesë që kurrë një model i tillë një logjikë e tillë qeverisje mos të përsëritet për vendin. Në çdo përsëritje ose çdo reprizim të kësaj logjike qeverisje është edhe një dëm tjetër për Kosovën edhe një pasojë e madhe për Kosovën edhe një stagnim tjetër për Kosovën. Prandaj Kosova mendoj që është në një sahat ku duhet secili njeri të mendoj seriozisht për votën e tij në mënyrë që këto dëme që i janë sjell Kosovës tash e tri vite të ndalen dhe Kosova të merr një trajektore tjetër të zhvillimit të ecjes, konsolidimit në çdo sferë të jetës në Kosovë”, ka thënë tutje Selmanaj.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reqica ka thënë se Qeveria aktuale ka dështuar në të gjitha aspektet. Sipas tij në luftimin e krimit të organizuar, në raportet me miqtë ndërkombëtar,  në marrëdhëniet ndërshqiptare  shumë të tjera.

“Kjo Qeveri ka mbushur tri vite me 22 mars dhe realisht kanë kaluar edhe dy muaj dhe është kah fundi i mandatit të saj. Realisht unë nuk mund të gjej ndonjë pikë nga përpjekjet, programet dhe premtimet të cilat i ka realizuar kjo qeveri. Në të gjitha aspektet në luftimin e krimit të organizuar ka dështu në raportet me miqtë ndërkombëtar, ka dështu në marrëdhëniet ndërshqiptare, ka dështu në çështje sociale. Përveç strehimit dhe rregullimit të militantëve të tyre nëpër institucioneve të Kosovës, në asnjë segment tjetër nuk shoh asnjë rezultat asnjë sukses nga premtimet e bujshme në bazë të cilave i kanë marrë me 14 shkurt 50 për qind të votave”, ka thënë Reqica për Ekonomia Online.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit