21.7 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Opozita i kërkon BE-së masa ndaj Vuçiqit

- Advertisement -

“Deri kur më ‘i dashur Aleksandër’”?! Me këtë pyetje, partitë opozitare, Fronti Gjelbër dhe i Majtë dhe Lëvizja e Qytetarëve të Lirë i drejtohen Bashkimit Evropian, duke kritikuar mesazhet kontradiktore ndaj pushtetit.

Ata kërkojnë që Brukseli të dënojë represionin policor dhe të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar se vendi po fundoset në autoritarizëm.

Kërkesa e opozitës vjen mes përshkallëzimit të krizës politike dhe përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe përkrahësve të pushtetit.

“Qytetarët e Serbisë prej nëntë muajsh janë në rrugë duke kërkuar drejtësi dhe demokraci, ndërsa nga BE dëgjojmë deklarata të vakëta që shpesh fillojnë me ‘i dashur Aleksandër’. Kjo nuk mjafton, sidomos kur pushteti përpiqet ta paraqesë protestat si hyrje në një ‘revolucion me ngjyra’, duke i shpallur qytetarët praktikisht si terroristë”, thotë Robert Kozma  nga Fronti i Gjelbër dhe i Majtë.

Regjimi serb në anën tjetër thotë se bllokadat përfaqësojnë një përpjekje për destabilizimin e Serbisë përmes marrjes së dhunshme të pushtetit.

“Nuk është vetëm dhunë, kjo është faza e dytë e një revolucioni me ngjyra për të krijuar imazhin e kaosit dhe destabilizimit në vend”, tha kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq.

Ndërkohë, opozita akuzon policinë për arrestime të pabazuara dhe dhunë ndaj qytetarëve, duke theksuar se regjimi ka braktisur çdo fasadë demokratike.

“Ky regjim, që dërgon huligan e policin për të rrahur njerëzit dhe përdor gaz lotsjellës, ka hyrë hapur në rrugën e autokracisë. Ka ardhur koha që BE të thotë qartë çfarë mendon për këtë pushtet”, ka thënë Kozma.

Opozita rikujton se pushteti ka refuzuar të gjitha propozimet për dalje paqësore nga kriza dhe se qytetarët e Serbisë presin nga BE të mbështesë ata, e jo regjimin gjithnjë e më represiv.

Kërkesa e opozitës vjen mes përshkallëzimit të krizës politike dhe përplasjeve të dhunshme.

Të ngjashme

Të fundit