Akuzat për moskoordinim me faktorin ndërkombëtar po i vazhdojnë akoma.
Kritikat më të mëdha po i merr kreu i Ekzekutivit, Albin Kurti.
E këtë të fundit, paritet opozitare po e akuzojnë edhe për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se sjelljet e qeverisë karshi SHBA-së, kanë degraduar.
“Nuk është mirë kur e sheh që ka degraduar në një pikë të pabesueshme raporti midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arsyeje të sjelljeve të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti. Ne z. Escobar i shprehëm qëndrimet tona, partneriteti me SHBA-të do të mbetet partneriteti më strategjik dhe qenësor për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës” , ka deklaruar ai.
E nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se kryeministri Kurti ka qenë kundër ndërkombëtarëve sa ishte në opozitë.
“ Në raport me ta gjithmonë i ka kundërshtuar, por është maskuar deri sa ka ardhur në pushtet, në momentin që ka ardhur në pushtet e ka nxjerr Albin Kurtin e vërtetë dhe i ka prishur raportet me aleatët tanë ndërkombëtar dhe ka një qasje negative ndaj tyre, me ardhjen e tij në pushtet Kosova po shkon 10 vite mbrapa” , ka thwnw deputetja, Valentina Bunjaku.
Thirrje për bashkërendim në marrje të vendimeve, po i bën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Është për t’i shqetësuar ata që kanë gabuar në veprime që janë larguar shumë nga partneriteti me qeverinë amerikane, me Bashkimin Evropian dhe me NATO-në….Ne si opozitë i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më bashkëpunues, me i rregulluar raportet me SHBA-të, BE-në dhe NATO-në” , ka thwnw deputeti, Pal Lekaj.
E krejt këto deklarata, i sheh të arsyeshme shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila.
Për Tëvë1 thotë se ka pas zëra ndryshe nga SHBA dhe BE, për t’iu qasur ndryshe shtrirjes së sovranitetit në katër komunat veriore, por e domosdoshme sipas saj, ishte largimi i grupeve kriminale.
“ Është e vërtetë se ka pasur mendime se do duhet qasur ndryshe shtrirjes së sovranitetit në veri por ajo se çfarë po ndodh tani po e tregon se ka qenë mëse e domosdoshme vendosja e rendit dhe ligjit, përfshirë këtu largimin e atyre grupeve kriminale të cilat, kanë frikësuar, kanë kontrolluar dhe kanë menaxhuar me jetën atje” , ka deklaruar ajo.
Ditëve të fundit, kritika të ashpra pati edhe nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili para vizitës së tij në Kosovë, deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar ndaj qeverisë e cila, sipas tij, nuk po i trajton ata si partnerë.