6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Opozita fajëson qeverinë për qasjen në dialog, pushteti kritikon qasjen e BE-së

- Advertisement -

Partia në pushtet po këmbëngul se BE-ja dhe ShBA-ja nuk po i bëjnë presion mjaftueshëm Serbisë për të ecur përpara zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. E sipas partive opozitare, qeveria aktuale nuk ka ide për të avancuar tutje, veçanërisht para zgjedhjeve që pritet të mbahen në fillim- vitin 2025.

Marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po gjejnë zbatim.

E kritikues ndaj qasjes së qeverisë në dialog, janë partitë opozitare.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se qeveria përveç se ka dështuar arritjen e zbatimit të marrëveshjes, vendi është futur edhe në masa ndëshkuese.

Sipas shefit të Grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, nuk pritet që brenda këtyre katër muajve të ketë rezultate pozitive.

“Jemi në situatë goxha të rëndë sa i përket relacioneve me aleatë tanë,  dhe miqtë tanë. Ju e shihni çfarë pozicioni ka Serbia në raport me BE-në dhe ShBA-në, dhe çfarë kemi ne. Prandaj krejt çfarë bëjmë ne si Parti Demokratike e Kosovës, është që të angazhohemi që në këto sanksione të mos thellohemi të paktën edhe katër muaj sa kanë mbetur sepse nuk mund të shohim pas 3 vitesh e gjysmë ndryshim dhe të presim përparim në katër muajt e fundit kjo s’ka sens”, tha Tahiri.

E shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, konsideron se diskursi i kryeministri Albin Kurti në drejtim të dialogut ka qenë vetëm me kritika ndaj ndërmjetësuesve të bllokut evropian.

“I gjithë diskursi i qeverisë, jo vetëm se ka qenë i çuditshëm por ka qenë në dëm të Kosovës, fillimisht duke folur sa e mirë është marrëveshja e Brukselit, pastaj duke u dakorduar për marrëveshjen e Ohrit, e pastaj duke e kundërshtua dhe kritikua lehtësuesin dhe të gjithë ata që janë marrë me dialog. Pyetja është shumë e thjeshtë, cila është alternativa e dialogut që kyu vend dhe shtet duhet ta bëjë për të hy në BE dhe NATO”, shprehet Tahiri.

Por, ndryshe mendojnë nga partia në pushtet.

Arbëreshë Kryeziu nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për televizionin se mungesa e presionit nga SHBA dhe BE ndaj Serbisë, ka stagnuar ecjen përpara zbatimit të çdo marrëveshje mes palëve.

“Sepse, e kemi parë se arsyeja e vetme pse ka ngecje dhe pse ka bllokadë është sepse nuk po dëshiron Serbia që të ecë përpara me një marrëveshje që për të cilën është arritur dakordimi në mes të dyja palëve në Ohër dhe pastaj është hartuar plani i veprimit në Bruksel. Pra nëse do të kishte një qasje ndryshe të BE – se dhe po të kishte presion nga ShBA-të edhe karshi Serbisë që ti përmbahet marrëveshjes, unë besoj se ne do të kishim ecur përpara edhe ishin arritur rezultate konkrete”, thotë Kryeziu.

Kosova dhe Serbia më 18 mars 2023, arritën marrëveshje në Ohër drejtë normalizimit të marrëdhënieve, por që e njëjta nuk ka gjetur ende zbatim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit