24.5 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

“Opozita” fajëson Qeverinë Kurti për shkyçjen e bizneseve nga rryma, kërkojnë veprim urgjent të prokurorisë

- Advertisement -

Partitë politike që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë kanë kundërshtuar ashpër shkyçjen e bizneseve prej rrjetit energjetik, proces ky që ka filluar sot.

Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë bërë përgjegjës Qeverinë Kurti për këtë veprim.

Ata kanë vlerësuar se shkyçja e bizneseve nga rrjeti energjetik, që për bazë ka vendimin e ZRrE-së, është pasoja e politikave shkatërruese të Albin Kurtit për ekonominë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar pasojat e këtij veprimi.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se me veprimin e sotme po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit për ekonominë.

Sipas saj, shkyçja e dhunshme e bizneseve nga rryma është persekutim.

“Për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin tonë lidhur me shkyçjen e mbi 1300 bizneseve. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit. Ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE dhe në çdo institucion tjetër. Sot shkyçja e dhunshme është persekutim. I bëjmë thirrje prokurorisë speciale që të merret me institucionet siç janë ZRRE dhe të tjera”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në këtë veprim ka dorë edhe mafia energjetike.

“Duhet të ndalet maskara që po i bëhet ekonomisë sonte. ZRrE në nëntor të vitit 2024 ka thënë se në Kosovë nuk ka treg të lirë të energjisë elektrike, ndërsa në mars kjo zyrë lajmëron se duhet të dilet në treg të lirë. Kjo është hajnia më e madhe që po ndodh në Kosovën e pasluftës. Duhet ta dijë Prokuroria e Kosovës se duhet të reagojë shpejt kundër këtij shkatërrimi dhe korrupsioni. Përgjegjës janë Albin Kurti, Ministria e Ekonomisë, ZRrE, KEDS dhe KESCO”, ka deklaruar ajo.

Kurse, sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se nga ky veprim mijëra punëtorë po rrezikojnë të mbesin pa punë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se ky veprim është pasoj e klikës rrënuese të Albin Kurtit dhe klikës së tij në ZReE.

“1400 biznese, kryesisht prodhues, po shkyçen me dhunë nga rrjeti i energjisë elektrike. Mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa vende pune, pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre. Qytetari i Kosovës, i rraskapitur nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe energjisë, sot po përballet edhe me rrezikun e papunësisë masive, si pasojë e vendimeve rrënuese të Kurtit dhe klikës së tij në ZRRE. Situata është alarmante. Ky është vetëm vazhdimi i përpjekjeve të qëllimshme të lidershipit të LVV-së dhe vartësve të tyre për të shkatërruar sektorin privat, ashtu siç kanë bërë me institucionet e pavarura. Kjo mendësi totalitare i përket shekullit të kaluar, dhe shoqëria jonë nuk do ta tolejrojë”, ka shkruar Çitaku.

Fajtor për këto veprime e kanë bërë qeverinë edhe afaristët që janë prekur sot nga ky veprim.

Hamdi Malushaj, pronar i disa kompanive në vend, ka njoftuar se sot duke u bazuar në vendin e ZRrE-së, KEDS ia ka shyqyr nga rryma bizneset.

Duke e publikuar vendimin e shkyçjes, a e ka kundërshtuar një verim të tillë, duke thënë se bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar bashkëpunëtoret që të shkojnë dhe të protestojnë para qeverisë.

“Edhe këtë e përjetuam! ⚠️Bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar, nën heshtjen e institucioneve dhe në bashkëpunim të hapur me ZRRE. Na shkëputën nga energjia elektrike, duke nxjerrë punëtorët tanë në rrugë! Këto veprime na rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90 – kur i forti vendoste mbi kurrizin e të dobëtit. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë, bizneseve dhe familjeve tona. 👉 Kërkojmë reagim urgjent dhe solidaritet – sot jemi ne, nesër mund të jeni ju! Ja vendimi dhe ma kan shkeput rrymen 1400 bashkpuntor ne rrug te cilve ju boj thirrje te shkojn para qeveris te kerkojn llogari dhe vende pune ne kushte te njejta!”, ka shkruar Malushaj, i cili deri vonë ka qenë mbështetës i VV-së dhe Albin Kurtit.

Të ngjashme

Të fundit