Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të reflektojë në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ai ka bërë me dije se nëse Kurti nuk reflekton zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.
Në një intervistë për Kanal 10, Haziri ka thënë se deri me tani opozita është treguar bashkëpunuese.
“Nëse nuk refekton politikisht lideri Albin Kurti zgjedhjet do të jenë të pashmangshme. Opozita është tregu bashkëpunuese, është ftuar kryetari i LDK-së në dy takime dhe ka shkuar, dhe komunikim aktiv ka pasë, nuk ka hezitu në asnjë moment më bashkëpunu”, ka thënë Haziri.






