Deputetët e opozitës nga Beogradi nuk u pritën mirë nga qytetarët serb në Zveçan.
Miroslav Aleksic deputet nga opozita, ka akuzuar përfaqësuesit nga Lista Serbe, ai i ka numëruar institucionet që serbet në veri i kanë humbur e po ashtu edhe vendet e punës si polici, gjykata, komunë dhe për këtë e ka fajësua Listën serbe.
Ai duke folur serbët dëgjohen duke ju thënë largohuni , ikni shkoni nga këtu.
Aleksic thotë se kjo zhurmë është e pa nevojshme sepse siç tha ai ka ardhur për ti mbështetur dhe jo për të iu bërë keq.
”Zhurma në cilindo që ka mendim ndryshe prej tyre. E këta që i mbani këtu i kanë sjell në këtë gjendje. I kemi pasur institucionet, komunat, policinë , gjykatat. Ku është Gazivoda çka ka ndodh , ti që punon këtu duhesh të jesh për veten për interesat e tuaja.
Ne kemi ardhur të ndaj me juve shqetësimet, të ju mbështesim kjo është mbi të gjitha njerëzore ndaj njerëzve tanë këtu. Nuk ka qenë obligative të vijmë po kemi ardhur se kishim dëshirë të jemi me juve këtu e ata që janë përgjegjës për këtë”, tha Aleksic.
Ndërsa Aleksandar Jovanović Çuta e ka fajësuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe qeverinë që ai udhëheq.
“Nuk ka dallim nëse e shohim situatën këtu dhe atje në Serbi. Qeveria ju ka sjell këtu ka bërë marrëveshje pas shpinës së qytetarëve na e kemi Kosovën grithka në Serbi kjo që po ndodh këtu është duke ndodhur grithka në Serbi.”, iu tha Jovanović./IndeksOnline/