Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë pasur kritika për Marrëveshjen e Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, raporton Ekonomia Online.
Gjatë prezantimit të këtij Projektligji nga ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, opozita patën kritika sa i përket projektit me Bankën Botërore për digjitalizim.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, pyeti nëse për jetësimin e këtij projekti, nevojitet kredi.
“A do të kemi nevojë për kredi, a është buxheti në situatën që na nevojitet kredi”, pyeti Hoti.
Se kërkohet kredi, e konfirmoi ministri Murati.
“Po, patjetër sepse në këtë fushë mund të marrin kredi me maturitet prej 36 muaj me normë të interesit shumë të ulët”