5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Opozita e gatshme ta ndihmojë Qeverinë për tejkalimin e krizës, kusht bashkërendimi me miqtë

- Advertisement -
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, janë shprehur të gatshëm që ta përkrahin Qeverinë e Kosovës në procesin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend, por me kushtin që institucionet të jenë të bashkërenduara me aleatët ndërkombëtarë, raporton Ekonomia Online.

Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kërkuar që fokus kryesor të kenë bashkërendimin me aleatët, me ç’rast thonë se ndihma nevojitet në proceset integruese.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i konsideron ndërkombëtarët si garantues të shtetndërtimit të Kosovës.

Berisha thotë se PDK-ja e mbështet ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, por që njëkohësisht kërkon bashkërendim me faktorin ndërkombëtar.

“Ne u kemi qasur Qeverisë dhe kryeministrit, qoftë në seanca në Parlament por edhe në takimet tjera të ndara që t’u ofrojmë mbështetjen tonë, i kemi bërë të vazhdueshme se e mbështesim procesin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend por asnjëherë në kundërshtim me partnerët ndërkombëtarë të cilët janë sponsorët e garantuesit kryesor të sigurisë dhe të vazhdimit të procesit të ndërtimit të shtetësisë në Kosovë”, thotë Berisha, teksa konsideron se kryeministri po tenton të tregojë “rrahagjokseje” në raport me KFOR-in.

Berisha, thotë se falë veprimeve të institucioneve, është ndërprerë edhe krijimi i kapaciteteve të plota operacionale me largimin e FSK-së nga “Defender 23’”.

“Tendenca për të treguar rrahagjokseje në raport me praninë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, është çmenduri. KFOR-i ka mandat ndërkombëtar këtu dhe KFOR-i nuk mund t’i bart kompetencat Forcës së Sigurisë së Kosovës ose Policisë, përderisa nuk është vlerësuar se i ka arrit kapacitetet e plota operacionale dhe FSK-ja është në proces të krijimit të këtyre kapaciteteve të cilat u ndalen në ‘Defender 23’. Pra ne duhet të jemi koshient se ata kanë mandat”, thotë Berisha.

Ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, thotë se mënyra e të bërit opozitë dallon nga veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje vitet e mëhershme.

Thotë se krahas kundërshtimeve, kanë dhënë edhe alternativa e rekomandime për siç thotë të mirën e vendit.

“Roli i opozitës qoftë në Kuvendin e Kosovës është me monitoru punën e Qeverisë dhe me e qit në pah për qytetarët e mediat se me çka pajtohet opozita e me çka jo. Megjithatë të gjithë jemi qytetarë të Kosovës dhe çdo veprim i gabuar i kësaj Qeverie i kushton Kosovës dhe qytetarë të saj dhe është shqetësim për neve deputetëve edhe pse jemi opozitë, sepse Kosova është e të gjithëve dhe nuk është veç e Qeverisë e as e Albin Kurtit”, thotë Kadriaj.

“Ne mënyrën e opozitarizmit e kemi bërë krejt ndryshe prej opozitarizmit që e ka bërë në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje, se përpos që kemi kundërshtuar kemi dhënë edhe alternativa por edhe rekomandime se cila do të ishte e mira për Kosovës, por në fakt po e shohim që zotëri Kurti ka vendosur i vetëm ta zhvillojë këtë betejë që s’po e kuptoj përse po e bën dhe për të gjitha ne e kemi pas një rekomandim që veprimet e Kurtit të bashkërenditet me miqtë tanë ndërkombëtarë, gjë që Kurti nuk e ka bërë dhe ka pasur me sanksione dhe tash sa ka Kosova aftësi të mbijetojë pa aleancat e mirëfillta sepse bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera aleate e kemi bërë luftën”, thotë tutje Kadriaj.

Kadriaj ka kërkuar nga qeveria Kurti, që aleatët ndërkombëtarë Kosova mos t’i ketë kundërshtarë, pasi i sheh si lobues për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Rekomandimi jonë është që t’i bashkërendis qëndrimet dhe veprimet dhe aleatët të mos bëhen kundërshtarë të Republikës së Kosovës sepse pa ndihmën e tyre ne nuk do të kemi të ardhme e as evropiane e as anëtarësim në asnjë mekanizëm ndërkombëtarë sepse aty po kërkohet lobim, po kërkohet përkrahje dhe në momentin që i ke bërë kundërshtarë, atëherë vendi jonë do të jetë një vend i izoluar dhe një vend pa perspektivë”, u shpreh ajo.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit