14 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

“Opozita duhet çdo herë të lëshoj pe për aventurat e Kurtit”, përplasen Gashi e Ramabaja

- Advertisement -

Analisti politik Dardan Gashi vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje po frikësohet nga shkuarja në zgjedhje për çka sipas tij me ngulm kërkon që zgjedhjet e mundshme qendrore të mbahen në fund vit kur edhe shumë kosovarë vijnë nga diaspora.

Gashi, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se opozita nuk mund të ‘lëshoj pe’ gjithmonë për ato që ai i quajti ‘aventurat e Albin Kurtit’.

“Një parti si Vetëvendosja që i patë 51 përqind e pastaj ra në 42 përqind, po supozojmë që bie edhe për 2 përqind ose bie tetë përqind, a do të duhej që një parti si kjo të lëshonte rrugë me i lënë të tjerët që të bëjnë qeverinë. Ka metoda të ndryshe se si një parti e përgjegjshme e sheh procesin politik dhe nëse e sheh se po bie do të duhej të lëshonte rrugë”.

“Në procesin e ri të zgjedhjeve në dhjetor a janar e sheh se nga po shkon dhe njëra palë duhet të lëshoj pe se nuk shkon kështu – nuk mundet opozita të lëshoj pe gjithmonë tek kryetari i kuvendit, nënkryetari i kuvendit e tek certifikimi i deputetëve – opozita duhet cdo herë të lëshojë pe për aventuarat e Albin Kurti”, u shpreh Gashi.

Por, Gashi u kundërshtua ashpër nga analisti, Sadri Ramabaja, i cili u shpreh se e sheh si ‘lëshim rruge’ për opozitën edhe mos ri-kandidimin e Albin Kurtit për kryeministër.

“E shoh si lëshim peri edhe mos ri-kandidimin e Albinit. Me ç’të drejtë nuk kanë partitë politike një marrëveshje që edhe zgjedhjet qendrore e ato lokale të mbahen në kohën kur i përshtatët 1/3 të popullsisë së Kosovës që ndodhet në mërgim”, u shpreh Ramabaja.

“Mërgata mundet me votu me postë, nuk duhet patjetër të jetë këtu”, u shpreh Gashi.

Të ngjashme

Të fundit