-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Opozita diskuton për ushqimin në FSK, Maqedonci shijon ushqimin në kazermën “Adem Jashari”

- Advertisement -

 

Derisa në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për ushqimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po shijon ushqimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kazermën “Adem Jashari”.

Ai është parë së bashku me kabinetin e tij duke shijuar ushqimin së bashku me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërko në Kuvendin e Kosovës kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur sërish kryeministrin Albin Kurti spiun të Serbisë, duke theksuar se është tradhtar ai njeri i cili sipas tij, e lë Ushtrinë e Kosovës pa bukë.

Sipas tij, kryeministri Kurti nuk punon në interes të vendit dhe po dobëson shtyllat jetike të sigurisë.

Në seancë nuk po marrin pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli në një konferencë për media para seancës së jashtëzakonshme për ushqimin e FSK-së, ka shtuar se Ushtria e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë pa ushqim dhe se do të vazhdojë të mbështetet fuqishëm nga qeveria, ndërkohë që akuzoi opozitën për përpjekje për të dëmtuar progresin në FSK./Indeksonline

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit