Seb Bytyçi, anëtar i Këshillit Kombëtare të Cilësisë për Akreditim, ka thënë se Britania e ka qasjen më të drejt ndaj Ballkanit.
Për ta ilustruar këtë qëndrim, ai ka përmendur rastin se si Britania kishte kërkuar e para që të ndodhte intervenimi i NATO-s në Kosovë, dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto të fundit janë duke kërkuar që të themelohet Asociacioni, i cili nuk mund të ndodhë, pasi nuk e pranon “kushtetutshmëria e vendit”, sipas Albin Kurtit.
Qeveria e këtij të fundit e kishte zgjedhur Bytyçin për anëtarë të Bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë (KShC), ndonëse si shok i Armend Mujës dhe Ardian Golës, ai nuk ishte i rekomanduar nga Komisioni për vlerësimin e anëtarëve të Bordit të KShC-së.
Mbështetës i mendimit të këtij të fundit doli të jetë edhe analisti Krenar Shala, kur komentoi në statusin për Britaninë e Madhe.
“Edhe Britania ka qenë insistuese me intervenu ushtarakisht – me komsori deri ne Beograd. Si Rezultat, sot e kishim ni Serbi liberale, që e kish njoftë Kosovën, e nuk i kish o problem as Bosnes, as Malit te Zi, ish konë në NATO, në BE dhe e rreshtume kundër agresionit rus”, shkruan Shala.
Ndryshe, Seb Bytyçi dikur punonte nëpër organizata joqeveritare, dhe ushtronte rolin e opinionistit nëpër studio televizive. /Insajderi/