33.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Operohet Jamal Musiala

- Advertisement -

Futbollisti i Bayern Munichenit, Jamal Musiala është operuar pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube, ndaj Paris Saint Germain.

Musiala pësoi frakturë të fibulës ku ka thyer kyçin e këmbës së majtë.

Në njoftimin e klubit bavarez, thuhet se 22-vjeçari u operua në Gjermani, menjëherë pasi skuadra u rikthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jamal Musiala i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas kthimit nga Kupa e Botës për Klube në SHBA. Në çerekfinalen midis FC Bayern dhe Paris St. Germain, lojtari 22-vjeçar sulmues pësoi një frakturë të fibulës si pasojë e një kyçi të thyer dhe të zhvendosur dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë. Ai do të fillojë seancat e para të rehabilitimit nesër, të martën, dhe nuk do të jetë i disponueshëm për kampionët gjermanë të rekordeve për disa muajt e ardhshëm.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit