6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Operimi në Turqi? A bëri Osmani shkelje kushtetuese apo etike?

- Advertisement -

Para disa ditësh, mediat turke raportuan se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni atje për t’i hequr kilogramët e tepërt.

Kjo, megjithatë, nuk është komentuar nga vet Osmani e as nga zyra e saj, ndërsa kryeparlamentari Konjufca ka deklaruar se nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel që presidentja t’ia bartte detyrën.

E njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, për KlanKosova.tv vlerësoi se presidentja e shtetit tonë është njohëse e shkëlqyer e Kushtetutës dhe se deri më sot nuk ka bërë asnjë shkelje të saj.

Ai shtoi se nuk është mirë të hamendësohet se çka e si ka ndodhur për një çështje, që sipas tij është e mbrojtur me ligj, siç është privatësia.

“Është çështje e dinjitetit e privatësisë dhe nuk është mirë që të bëhen çështje të mëdha pas pasur nevojë”, tha ai, duke kujtuar se edhe për këto raste “kushtetuta është e qartë”.

“Mendoj që nuk duhet nxituar e hamendësuar se si ka ndodhur e çka ka ndodhur. Është çështje privatësie e intime, dhe në këtë rast kushtetuta thotë që vetëm me raste kur është sëmure rëndë edhe kur ka një përcaktim mjekësor, mundet edhe duhet të bartet përkohësisht udhëheqja e shtetit te kryetari i kuvendit. Po supozojmë që mund të ketë qenë ndonjë urgjencë që nuk pyet se ku e çfarë detyre bën ti, por të duhet të ndërhysh në mënyrë të menjëhershme e urgjente”, tha Baraliu. “Pra, nëse ka pasur diçka urgjente dhe aty nuk ke kohë e as mundësi të lajmërosh, nuk është e thënë që askush nuk mund të zëvendësohet. Në raste të ndryshme mund të zënë vendin e presidentes”.

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, konstaton se kjo çështje nuk është kategori kushtetuese e as ligjore, edhe sepse bazueshmërinë e ka në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjin mbi presidentin.

Duke qenë e tillë, ai për KlanKosova.tv tha se shkuarja e presidentes në Turqi për ndërhyrje kirurgjike të supozuar nuk konsiderohet si shkelje e asnjë natyre juridike.

“Kjo hyn në kategorinë e përgjegjësisë etike dhe nuk ka ndonjë ligj ose kod etik për presidentin. Si përfundim, veprimet që i bën presidenti i shtetit, të cilat s’kanë bazueshmëri as në kushtetutë, as në ligj, as me kodin etik, nuk konsiderohet ndonjë shkelje e asnjë natyre juridike”, tha ai, duke pohuar se “për çështjet publike dhe ato politike mund t’i japin mendimet edhe politikanët, sociologët, etj”.

“Unë si nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese bëj interpretimin e Kushtetutës, ligjit dhe akteve tjera nënligjore, që nënkupton se presidentja nuk ka përgjegjësi kushtetuese ligjore dhe të kodit të etikës për veprimet që i ka bërë deri më tash””, tha Kryeziu.

Sipas tij, “Kushtetuta ka vakuum, s’parasheh për këso raste, as ligji mbi presidentin e as kodi etik nuk e parasheh sepse mungon kodi etik për presidentin, pra ka zbrazëtirë për këtë veprimtari”.

“Kur një veprim nuk ka bazë ligjore, atëherë mungon edhe përgjegjësia”, u shpreh Kryeziu për KlanKosova.tv.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit