2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Operatori Ekonomik “GËRLICA – COMPANY” mashtroi Komunën e Prishtinës, përfitoi kundërligjshëm në tenderin me çmim prej 526.736,83 euro

- Advertisement -

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar dhe hulumtuar aktivitetin e prokurimit në Komunën e Prishtinës, konkretisht aktivitetin me titull: “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi” me nr. prokurimit: 616-22-1330-5-1-2, ku gjatë hulumtimit në dosjen e ofertës së OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k ka përfituar tenderin me vlerë prej 526.736,83 euro nga Komuna e Prishtinës.

Sipas AVONET-it, OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme tenderin me çmim prej 526.736,83 euro duke mos prezantuar AKTGJYKIMIN e GJYKATAËS THEMELORE NË GJILAN – Departamenti i Krimeve të Rënda, me nr PKR.nr.125/2021 dhe numrin e lëndës: 2021:119771 të datës 02.08.2021, me të cilën është shpallur fajtor pronari i OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k z. Mifail Vogliqi: në cilësi të pronarit të operatorit ekonomik “ Gerlica Company” – SHPK me seli në fshatin Babush, të Komunës së Ferizajt, me vetëdije të plotë ka shkelur rregullat e Ligjit për Prokurim Publik, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe ndikimit tek autoriteti kontraktues, në atë mënyrë që ka paraqitur dokumentacion të rremë, e që me këto veprime ka kryer veprën penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik nga neni 415 paragrafi 1. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( në tekstin e mëtutjeshëm KPRK-s ) dhe është dënuar.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka lidhur një kontratë publike për punë në ekzekutimin e punëve në projektin: “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi”, me vlerë prej 526.736,83 euro me OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k përfaqësuar nga Mifail Vogliqi me datën 23.08.2022, është nënshkruar nga autorizuar i përfaqësuesit të OE z. Albion Vogliqi.
Në këtë rast AVONET konsideron se OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k nuk ka pasur drejtë të ofertoj sepse drejtuesi dhe pronari i OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k, është i dënuar dhe kjo është e sanksionuar me Ligjin mbi Prokurimin Publik në Kosovë, me nr. 04/L-042 nenin 65, paragrafi 3: Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara.

Poashtu Albion Vogliqi si autorizues i OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k, ka bërë shkelje duke nënshkruar deklaratën nën betim që është e sanksionuar me ligjin me nr. 06/L-074, Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 415, keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik dhe me nenin 383, deklarimi i rremë nën betim.

Andaj OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k dhe përfaqësuesi (autorizuesi z. Albion Vogliqi) i saj ka bërë vepër penale, duke keqpërdorim dhe mashtruar, e vë nën lajthitje Autoritetin Kontraktues, në këtë rastë Komunën e Prishtinës dhe ka bërë daklarim të rremë nën betim.

AVONET ka inicuar kërkesë për hetim ndaj OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k, dhe përfaqësuesit të tij dhe ka kërkuar Prokuroria e Shtetit dhe nga Komuna e Prishtinës që të merren masat e duhura në harmoni me ligjet e Repubikës së Kosovës.

Vëmendj: Dokumentet posedojnë të dhëna perosnal, duke u bazuar nga kjo duheni të keni kujdes në publikimin e tyre, ashtu siç e parasheh ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Keni të bashkangjitur:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit