Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shtime, pasi gjatë planit operativ “Rrjeta”, tek i njëjti janë gjetur armë Ekol me bocë ajri, si dhe municion rruaza metalike.
Sipas njoftimit të policisë, Rr.B, pasi është ndaluar për një kontroll, dhe i njëjti ka pranuar se mbante një armë.
Gjatë bastisjes së lokalit janë konfiskuar provat si në vijim:
1 armë e llojit Ekol,
1 karikator
3 bocë ajri
295 rruaza metalike, kalibër 4.5 mm
Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”, tha policia, transmeton Klankosova.tv.






