28.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Operacioni për kapjen e Mefail Shkodrës dhe djemve të tij, Policia: Jemi në fazë preliminare të hetimeve, s’mund të japim informata

- Advertisement -

Policia e rajonit të Gjilanit ka refuzuar të tregojë nëse kanë informacione se të dyshuarit për vrasjen e trefishtë janë larguar nga Kosova apo jo ose detaje tjera rreth operacionit për kapjen e tyre. Ata në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se për shkak që rasti është në fazën preliminare të hetimeve, nuk mund të japin informata.

“Për shkak se ndodhemi në fazën preliminare të hetimeve, aktualisht nuk mund të japim informacione lidhur me rastin. Në cilën do kohë që të kemi zhvillime të reja menjëherë dhe me kohë do të ju njoftojmë”, thuhet në përgjigje.

Ndërkaq, dje ata thanë se  kanë ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që ndodhi atje mesditën e së dielës.

Po ashtu policia ka njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe kanë zhvilluar bastisje në vendet ku “kanë besuar” se mund të strehohen të dyshuarit.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtij rasti të rëndë. Përveç masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe   kushdo që posedon informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin ma të afërt. Janë njoftuar të gjitha pikatë kufitare  që nga momenti i parë kur është raportuar rasti. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit”, thuhet në përgjigjen e djeshme të policisë në Gjilan për Express.

Viktimat nga ky krim i rëndë janë Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir) dhe Abedin Hoxha.

Ndërsa të dyshuarit, që ende ndodhen në arrati, janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonisi dhe Engjulli.

Arsyeja e të shtënave me armë dyshohet se ishte fajdeja.

Të ngjashme

Të fundit