13.1 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Operacioni “Mjegulla”: Arrestohet 37-vjeçari, dyshohet për transportim të rreth 40 kg marihuanë

- Advertisement -

N.B, 37 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për transportimin e rreth 40 kg substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë realizuar planin operativ ‘Mjegulla’, gjatë të cilit u arrestua N.B.

“Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur rreth 40 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e ndarë në 40 paketime të mbështjella me qese plastike. Vlera e kësaj sasie sillet rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se vendi ynë ishte transit i kalimit të kësaj sasie, kurse destinacion final ishin vendet e perëndimit. Personi i dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”.

 

 

Të ngjashme

Të fundit