3.9 C
New York
Tuesday, December 2, 2025

Buy now

Operacioni i madh i Prokurorisë Speciale, ky është drejtuesi i grupit kriminal që po kërkohej nga Suedia i cili u kap në Kosovë

- Advertisement -

A. B. dyshohet se si drejtues i grupit kriminal, në bashkëkryerje ka blerë armë dhe municione, me qëllim që t’i transportojë dhe t’i shesë. Gjithashtu, i njëjti dyshohet se me qëllim mashtrimi ka falsifikuar dokumente dhe ka vjedhur identitet të huaj.

Lidhur me rastin, autoritetet e Kosovës kanë mbajtur kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet policore të Suedisë, për arsye se i dyshuari A. B. ishte shtetas i Suedisë dhe në kërkim ndërkombëtar nga shteti në fjalë.

Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm profesional me autoritetet policore të Suedisë dhe nën autoritetin e PSRK-së, me datën 01.12.2025 është arritur të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe arrestimi i tij.

Gjatë arrestimit në shtëpinë ku qëndronte i dyshuari janë sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

– 52480 euro para të gatshme,

– patentë shofer suedez –me dyshim të falsifikuar,

– letërnjoftim suedez – me dyshim të falsifikuar,

 

– tre (3) telefona celularë,

– orë Rolex ngjyra e bardhë –ari,

– një HDD SEAGEATE P/N. 1TEAPS-500,

– një DVR ,

– një veturë.

Ndërsa, gjatë operacionit të parë policorë të datës 12.03.2023, gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale ishin sekuestruar:

njëzet (20) armë (AK-47)

njëzet (20) karikator (AK-47)

dy automjete

gjashtë telefona si dhe

dokumente relevante për rastin.

I dyshuari, me nënshtetësi të Suedisë, është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor PSRK do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së pararbugimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në luftimin dhe ndjekjen e krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të kryerëve të këtyre veprave penale.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, përveç parandalimit dhe luftimit të krimit në vend, fokus të veçantë i kushtojnë edhe bashkëpunimit me shtetet tjera në funksion të luftimit të krimit të organizuar transkufitar.

Të ngjashme

Të fundit