8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Operacion ndërkombëtar, arrestohen 37 persona për mashtrim dhe vjedhje online

- Advertisement -

Policia ka shkatërruar një bandë të akuzuar për përdorimin e një shërbimi teknologjik që ndihmonte kriminelët të vidhnin falë mesazheve.

Ata kanë arrestuar 37 persona në mbarë botën dhe po kontaktojnë me viktimat. Falë teknologjisë, ata arritën të mashtronin persona të ndryshëm, duke i “detyruar” të kryenin pagesa në shuma të ndryshme.

Policia shënjestroi faqen e bandës, LabHost, e cila ndihmoi kriminelët të dërgonin mesazhe, duke bindur viktimat të përdornin faqet e internetit të rreme që dukeshin si ishin shërbime të ligjshme pagese ose blerjesh në internet.

Falë kësaj, kriminelët arritën të vidhnin informacione rreth identitetit, duke përfshirë 480,000 numra kartash dhe 64,000 kode pin, të njohura në zhargonin kriminal si “të dhëna të plota”, tha policia.

Detektivët nuk e dinë se sa para janë vjedhur, por vlerësojnë se faqja e LabHost ka  fituar rreth 1.25 milion dollarë.

Arrestimet ishin rezultat i një operacioni dyvjeçar që përfshinte Policinë Metropolitane, Agjencinë Kombëtare të Krimit, Policinë e Londrës dhe organet e zbatimit të ligjit në 17 vende.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 24 të dyshuar janë dërguar në paraburgim. Në mbarë botën, janë kontrolluar 70 prona. Hetuesit konfiskuan gjithashtu adresat e emailit të 800 kriminelëve që paguanin deri në 300 paund në muaj për të përdorur shërbimin LabHost.

Aktivitetet e bandës u zbuluan në vitin 2022 nga Aleanca e Mbrojtjes Kibernetike, një ekip i vogël hetuesish i financuar nga organet financiare të Mbretërisë së Bashkuar për të depërtuar “dark ëeb”.

Në nëntor të vitit 2022, policia shkatërroi iSpoof.  Tejay Fletcher, 35 vjeç, i cili themeloi shërbimin, përgjegjës për mashtrim me vlerë 100 milionë paund, u dënua me 13 vjet burg në vitin 2023.

Dhe në shkurt 2024, Agjencia Kombëtare e Krimit shkatërroi LockBit, “grupi më i dëmshëm i krimit kibernetik në botë”, i cili kishte përdorur sulme ransomëare që u kushtuan viktimave miliarda paund.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit