Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

- Advertisement -
Në kuadër të një operacioni ndaj personave të njohur publikisht, është lëshuar urdhër ndalimi për 14 të dyshuar. Raportohet se në mesin e tyre janë edhe emra të njohur të showbiz-it turk, si Burak Deniz, Mert Demir dhe Sinem Ünsal.

Ndërkohë, këngëtari Yusuf Güney, i cili ishte ndaluar edhe më herët dhe rezultati i testit i kishte dalë pozitiv, është ndaluar sërish, shkruan mediumi turk Ulke.

Prokuroria Publike e Anadollit në Stamboll njoftoi se, në koordinim me Drejtorinë e Xhandarmërisë së Stambollit – Njësia për Luftimin e Krimeve të Narkotikëve, në kuadër të një hetimi ndaj personave të njohur, është marrë vendim ndalimi për 14 të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale: “blerja, pranimi ose mbajtja e lëndëve narkotike/psikotrope për përdorim, apo përdorimi i tyre”, si dhe “sigurimi i lëndëve narkotike/psikotrope”.

Gjatë operacionit të zhvilluar njëkohësisht për arrestimin e tyre, 11 persona u ndaluan, dy të dyshuar janë në arrati dhe po kërkohen, ndërsa është konstatuar se një i dyshuar ndodhet jashtë vendit.

Mësohet se në mesin e të ndaluarve janë: Hafsanur Sancaktutan, Emir Can İğrek, Serra Pirinç, Ogün Alibaş, Utku Ünsal, Elif Büşra Pekin, Burak Deniz, Mert Demir, Emre Öztürk (Fel), Ender Eroğlu dhe Enes Güler.

Ndërkohë, për personat ndaj të cilëve ekziston urdhër ndalimi – Somer Sivrioğlu, Sinem Özenç Ünsal dhe Ahsen Eroğlu – puna për kapjen e tyre vijon.

Po ashtu, këngëtari Yusuf Güney, i cili ishte ndaluar më parë dhe i kishte rezultuar testi pozitiv, është ndaluar sërish këtë herë nën dyshimin për veprën penale “nxitje/kurajim të përdorimit të lëndëve narkotike”. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit