Mbrëmjen e së dielës, trupi i pajetë i Albert Pamajt nga Skivjani i Gjakovës u nxorr nga bunari në fshatin Lybeniq të Pejës.
Lidhur me këtë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë detaje rreth operacionit për nxjerrjen e trupit nga pusi brenda të cilit kishte rënë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, bëhet e ditur se për shkak të thellësisë, pranisë së gazrave dhe mungesës së oksigjenit, operacioni kërkoi koordinim të ngushtë ndërmjet të gjitha palëve kompetente për nxjerrjen e viktimës.
“Nxjerrja e trupit të viktimës u realizua përmes organizimit teknik të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe të kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.