20.6 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

OnePlus 12 do të vijë një muaj më herët sesa OnePlus 11

- Advertisement -

OnePlus do të lançojë OnePlus 12 në Kinë përpara pjesës tjetër të botës. Kompania konfirmoi në rrjetin social Kinez Weibo se flagshipi i ardhshëm do të debutojë më 4 Dhjetor.

Prezantimi i telefonit do të bëhet në festimet e 10-vjetorit të kompanisë e cila u themelua nga Pete Lau dhe Carl Pei në Dhjetor të 2013-ës.

Megjithatë OnePlus nuk ka konfirmuar një debutim global për smartfonin. Kujtojmë se OnePlus 11 debutoi në Janar të këtij viti ndërsa një debutim global ndoqi në Shkurt.

Me OnePlus 12 që po vjen pothuajse një muaj më herët, mund të shohim telefonin e ri të shitet në dyqane në mbarë botën që prej Janarit 2024.

OnePlus 12 sjell harduerët më të fundit. Çipi Snapdragon 8 Gen 3 është konfirmuar, po ashtu edhe sensori parësor i ri i kamerës dhe një lente 64-megapiksel periskop.

Kompania ka konfirmuar gjithashtu edhe ekranin e ri 2K “ProXDR.” Është raportuar se telefoni do të ketë një sensor 32-megapiksel selfie, bateri prej 5,400 mAh dhe karikimi 100W me kabëll dhe 50W me wireless.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit