-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

OnePlus 10T vjen më 3 Gusht me Android 13

- Advertisement -

Pas debutimit të OnePlus 10 Pro në fillim të vitit, OnePlus njoftoi se do të lançojë një tjetër flagship për 2022. Është OnePlus 10T 5G që do të debutojë më 3 Gusht në një eveniment fizik në New York, i pari që prej 2019-ës.

Tipari dallues i telefonit do të jetë çipi i ri Snapdragon 8+ Gen 1. Ky çip premton deri në 10% më shumë performancën dhe 30% më pak konsum energji. Rivali tjetër Kinez Xiaomi prezantoi së fundi Redmi K50 që tha se do të ketë këtë çip.

Telefoni i OnePlus vjen me OxynosOS 13, versioni i Android 13 i kompanisë. Së bashku me funksionet më të fundit të Android, pritet të sjellë më shumë personalizim të ndërfaqes, dizajn e shumë të tjera.

OnePlus 10T 5G do të shitet globalisht që do të thotë se përdoruesit në SHBA dhe Evropë mund ta blejnë. /PCWorld 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit