Ndërsa të gjithë po presin me padurim debutimin e One UI 6, pas disa përditësimesh beta, Samsung siç duket është më në fund gati ta bëjë të disponueshëm për të gjithë.
Përditësimi sjell Android 14 tek smartfonët dhe tabletët e përshtatshëm Galaxy duke sjellë disa veçori të reja.
Pajisjet e para që marrin versionin stabil One Ui 6.0 janë flagshipët Galaxy S23. Telefonët e tjerë do të marrin përditësimin gradualisht në ditët dhe javët në vijim.
Përditësimi në Galaxy S23 ka numrin e versionit S916BXXU3BWJM dhe po bëhet i disponueshëm në disa vende si Gjermania, Britania, Norvegjia, Finlanda etj.
Është i bazuar në One UI 6 Beta 9, që do të thotë se Samsung nuk ka bërë shumë ndryshime që nga versioni i fundit eksperimental. Nëse jeni pjesë e programit beta, përditësimi i cili ju kalon në versioni stabil është vetëm 350MB.
Për përdoruesit e zakonshëm është 3GB. Përmban edhe përditësimin e sigurisë së muajit Tetor.
Ja sesi të përditësoni
Për të përditësuar smartfonin tuaj Galaxy S23 në One UI 6.0 ndiqni këto hapa:
- Sigurohuni që keni bateri 50 përqind
- Duhet të keni një lidhje stabile Wi-Fi ose celulare
- Kur të jeni gati shkoni në Settings > Software update > Download and install
Samsung po lançon përditësimin në faza. Nëse përditësimi nuk është menjëherë i disponueshëm për ju, kontrolloni më vonë.
Ndryshimet e One UI 6.0
Bëhet fjalë për një listë ndryshimesh dhe veçorish që One UI 6 sjell të cilat i kemi renditur mëposhtë:
- Tekst i ri, tekst më i thjeshtë ikonash
- Mini-aplikacione të reja për Weather dhe Camera
- Opsione të reja përshtatjeje për Ekranin e Bllokimit
- Panel i ridizajnuar njoftimesh dhe Quick Settings
- Të dhëna më të pasura në Weather
- Stile të reja emoji në Samsung Keyboard
- Përmirësime të aplikacionit Camera
- Përmirësime të aplikacionit Gallery
- Funksionaliteti i thirrjes me Bixby mbështet më shumë gjuhë
- Funksionalitet i ri bllokimi për aplikacionet nga dyqane të paautorizuara
- Modalitet të lidhur ngushtë me ekranin e bllokimit