14.3 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Omer Bunjaku zyrtarizohet si drejtor sportiv te Ballkani

- Advertisement -

Ballkani është bërë me drejtor sportiv, pas largimit të Nderim Nexhipit.

Omer Bunjaku është zyrtarizuar si drejtor sportiv te kampioni në fuqi i Kosovës. Bunjaku ka qenë i pranishëm edhe në stërvitjet e klubit ku është njoftuar për së afërmi me futbollistët e klubit.

Postimi i plotë nga FC Ballkani:

Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.

Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.

Mirë se vjen Omer Bunjaku!

32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.

Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit