1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Olta Gixhari rrëfen njohjen me partnerin: “Dashuri me shikim të parë!”

- Advertisement -

Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyër për herë të parë njohjen dhe propozimin për martesë të partnerit të saj, Dorit.

Ishte dashuri me shikim të parë, siç Olta theksoi përgjatë bisedës me Arbana Osmanin në emisionin e kësaj të fundit “Mirëmëbrëma yje”.

Aktorja tha se mendonte që Dori ishte natyrë shumë serioze, ndaj druhej se ai nuk do të kishte të njëjtën ndjesi kundrejt saj.

“Më ndodhi diçka në stomak. U takuam rastësisht dhe më pas ai iku. Propozimi i tij ndodhi në Romë, por ishte në Spanjë ku bëmë një bisedë shumë të rëndësishme.”

Po ashtu, Olta zbuloi se si të dy vendosën të kalonin jetën së bashku dhe gjithçka ndodhi më Spanjë.

“Ishim ulur në një banak në Spanjë. Nuk ishim puthur ende, nuk kishim bërë dashuri, por i thashë troç: ‘Të dy mund të kemi qejf të bëjmë dashuri me njëri-tjetrin, por unë nuk dua të zgjohem nesër dhe të mos e di se çfarë të kam.’ Ai më tha: ‘Mendoje mirë. Nëse vendos të vish në Romë në këtë datë, nuk ka më kthim pas.”

Nga ana tjetër, aktorja theksoi se partneri i saj, ndryshe nga çfarë pretendohet, nuk është një person i pasur por vjen nga një familje e thjesht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit