Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë së fundmi përvojat e saj në Kosovë gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram.
Një nga pyetjet e drejtuara nga ndjekësit ishte: “A të pëlqejnë njerëzit e Kosovës? Cili është momenti më i bukur që ke kaluar atje?”.
Olta nuk ngurroi të përgjigjej me entuziazëm: “Kosova ka mikpritje fantastike, njerëzit janë shumë të dashur dhe të edukuar. Kam fatin të punoj me një staf jo vetëm të kualifikuar, por edhe shumë njerëzor. Në Kosovë jam në shtëpinë time”.

Foto: Instagram
Aktorja ka qenë pjesë e skenës kosovare për dy vite duke marrë edhe rolin e opinionistes në programin Big Brother VIP Kosova.
Përmes këtyre deklaratave, Olta shprehu jo vetëm admirimin për mikpritjen dhe kulturën e njerëzve të Kosovës, por edhe kënaqësinë për të punuar me një ekip profesional dhe të përkushtuar, duke e bërë eksperiencën e saj në vend një nga momentet më të veçanta të karrierës së saj.
Deklaratat e saj gjithashtu pasqyrojnë ndikimin e madh që ka marrë pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova në promovimin e figurës së saj publike në rajon.
E njëjta gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në Big Brother VIP Albania, në edicionin e dytë.






