Aktoja e njohur Olta Gixhari së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale.
Olta tha që pavarësisht se një peridhë është urryer shumë nga publiku dhe disa nga disa prej banorëve, por edhe lajmet e shëmtuara që kanë qarkulluar në rrjet bashkëshorti i saj i ka përballuar dhe mbështetur atë, ndërsa shtoi se po të kishte qenë dikush tjetër mund të kishte prishur edhe familjen.
Olta së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa gjininë e bebit aktorja nuk e ka zbuluar akoma.