15.1 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Olta Gixhari dhe Kiara Tito “thyejnë akullin” – flasin për herë të parë pas Big Brother VIP

- Advertisement -

Një moment i papritur ka ndodhur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Olta Gixhari ka hyrë në një lidhje të drejtpërdrejtë ndërkohë që e ftuar në studio ishte Kiara Tito.

Gjatë bisedës, Kiara e pyeti Oltën për shëndetin e saj, duke iu referuar disa postimeve të fundit në rrjete sociale që kishin shqetësuar ndjekësit.

Olta u përgjigj me sinqeritet: “Gëzohem shumë që po flasim bashkë, edhe pse kështu kaq larg. Po kaloj një periudhë jo të këndshme, por jam e bindur se do të kalojë. Mirë jam”.

 Foto: YouTube

Në fund, ajo shtoi me humor: “Kiara të përqafoj dhe ma puth Lunën, dhe meqë je, më puth edhe Luizin”.

Ky moment u prit me entuziazëm nga publiku, pasi Olta dhe Kiara kishin qenë rivale të forta gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, ku fitues ishte Luiz Ejlli njëherësh kundërshtar po ashtu i aktores.

 Foto: YouTube

Pas spektaklit, dyshja nuk kishin pasur asnjë kontakt, derisa kjo bisedë sinjalizoi thyerjen e akullit mes tyre.

Duket se pas gjithë rivalitetit, mes vajzave ka nisur një kapitull i ri më i qetë dhe miqësor. 

 

Të ngjashme

Të fundit