Barcelona ka vazhduar me fitore në sezonin e ri të La Ligës, pasi triumfoi me përmbysje të rezultati ndaj Rayo Vallecanos, me Dani Olmon që shënoi në debutimin e tij.
Katalunasit ishin duke humbur 1:0 pas pjesës së parë, por arritën ta kthenin rezultatin, për të mbetur skuadra e vetme e pamposhtur në elitën spanjolle pas tri xhirove të para.
Skuadra e Hansi Flick, ishte më e mirë në këtë takim, ndonëse aspak inferiorë nuk ishin as vendasit, të cilët shkaktuan mjaft shumë probleme për Barcelonës.
Goli i parë i takimit u shënua nga Lopez në minutën e nëntë, që çoi në epërsi Rayo Vallecanon.
45 minutat e parë përfunduan me këtë rezultat, teksa dy gola i shënoi Barcelona në pjesën e dytë.
Fillimisht për të barazuar shënoi Pedri në minutën e 60-të, i asistuar nga Raphinha.
Lewandowski shënoi 11 minuta më vonë, por goli u anulua nga VAR për ndërhyrje të palejueshme.
Për t’ia dhënë tre pikë Barcelonës u kujdes debutuesi, Dani Olmo, kur shënoi për 2:1 në minutën e 82-të, pas asistimit të 17-vjeçarit, Lamine Yamal.