Zyrtarja e VV-së, Dejona Mihali në vitin 2022 kishte deklaruar se nëse media afrojnë kamerat nga lartë në sallën e Kuvendit të Kosovës, mund të shikohet në telefonin e deputetit të PDK-së, Elmi Reçica duke komunikuar me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Rreth kësaj ka reaguar analisti Parim Olluri, i cili ka thënë se këta të VV-së janë xheloza dhe nuk kanë qejf kurrkush tjetër me komuniku me Simiqin e Radojiçiqin.
Olluri tutje ka thënë se veç VV-ja e ka monopolin me shiju buzëqeshjen e Simiqit.
Postimi i plotë:
“… me be me ja pa kamera nga lart ne salle te kuvendit-telefonin Elmi Reçices sent to Simiç”
Xheloza jane keta te VV’se. S’kane qejf kurrkush tjeter me komuniku me Sllavkon e Radojçiqin. E prejne ne fyt kendo qe tenton.
Vec keta e kane monopolin per me shiju buzeqeshjen e Sllavkos.
Reçica i reagon Dejona Mihalit: Rrena i ka këmbët e shkurta, ja kush i ka mbajt lidhjet me Simiqin e Radojiqiqin