Projektligji i cili mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti), ishte në shqyrtim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Me 42 vota për, 55 kundër dhe asnjë abstenim, trusti nuk kaloi.
Gazetari kosovar, Parim Olluri ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Me ironi Olluri ka thënë se tash kriza duhet të kalohet duke mbajtur gjallë kujtimin për Oliver Ivanoviqin.
“Trusti nuk kalon! Ua trusi pak Albin Kurti a? Kalone tash krizën duke e mbajtur gjalle kujtimin për Oliver Ivanoviqin”, ka shkruar Olluri.
Postimi i plotë: