Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pas njoftimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim, të cilët sot kanë shpallur konkurs për shitjen e 55 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, përmes likuidimit.
Olluri pyeti se si Kurti që para një viti premtoi se do të shuajë aktivitetin e AKP-së, sot po ua shet oligarkëve pronat e shtetit.
“Qysh more Albin Kurti paska marre vendim per me iu shite oligarkeve prona te shtetit? A eshte qiky qe bajke be ne fushate zgjedhore qe ka me ia ngjite drynin Agjencise se Privatizimit?”, shkroi Olluri në Facebook.

Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore, Kurti ka thënë se synon të shuajë aktivitetin e AKP-së. Në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se do krijohet Fondi Sovran dhe asetet e AKP-së do të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.
Më 25 mars 2021, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga AKP-ja të pezullojë shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore