Gazetari Parim Olluri ka folur për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.
Ai ka kritikuar Policinë e Kosovës për raportin fillestar të tyre për këtë rast duke thënë se ka qenë joprofesional.
“Raporti fillestar i policisë kallxon shumë sa ka qenë joprofesional kur e ndërlidhë me versionet e dy sulmuesve që i kanë dhënë deklaratat në gjykatë. Raporti që u bë prej dy policëve shkruan therje me thikë, e përshkruan si rast të therjes me thikë, që lë me kuptu që sulmuesit e kanë përdorë thikën që me lënë rastin me rrjedhë në procedurë…Versionet e sulmuesve pretendojnë se viktima i ka therë të dy me thikë, e sheh një lloj tentative të policisë që me ja lanë fajin viktimës, në ato raste kur ata kanë mendu që ai do t’i mbijetojë plagëve.” – ka thënë Olluri në Pressing.
Tutje ai pretendon që familja e njërit prej sulmuesve “ka lidhje me policinë në Podujevë.”
“Familja e njërit prej sulmuesve merret me biznesin e kamerave dhe sigurimit fizik, pra ka lidhje shumë të forta me policinë në Podujevë. Në atë firmë, siç e dim që shumica e policëve punojnë jashtë orarit të punës në kompanitë e sigurimit fizik dhe janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.” – ka thënë ai.