Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me rastin e kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili nuk u prit në Shtëpinë e Bardhë në takime ashtu sic u prit Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Nishani.
Pasi që ditëve të fundit është bërë virale një deklaratë e zv/ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu i cili tha se në qeveri po punohet me shpejtësinë e vajit që shpërndahet, Olluri e ka përdorur këtë deklaratë të tij si ironi.
Olluri i ka bërë ministrit Bujar Osmani, që të na gjejë një litër vaj hua që të paktën të mund të futet kryeministri në Shtëpinë e Bardhë pasi që takimin me të rëndësishëm për gati 20 ditë në Amerikë e pati të shkallët me këshilltarin për Siguri.
“Lutje për Bujar Osmanin, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut: A kishe mujtë me na i gjetë hua një liter vaj? E paske origjinal. Se qiky vaji jonë s’po shpërndahet mirë. Veç deri te do shkallë afër Shtëpisë së Bardhë. Si me kanë i përzinë me ujë”, shkruan Olluri.