Gazetari dhe analisti, Parim Olluri i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi që ky i fundit e përkujtoi me fjalë të mëdha politikanin serb, Oliver Ivanovic, që u vra pesë vjet më parë në Mitrovicën e Veriut.
Ai ka thënë se është ”marre” dhe krim ndaj historisë dhe familjarëve të viktimave cilësimi i Ivanovic si person që punoi për një Kosovë shumë etnike.
”Oliver Ivanoviq ka qene i denuar per krime lufte. Per vrasje te civileve shqiptare. Cilesimi i Ivanoviqit si person qe punoi per nje Kosove shume etnike eshte krim ndaj historise dhe familjareve te viktimave. Marre eshte kjo,” ka shkruar ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226457081746798&id=1036892007&mibextid=Nif5oz