10.7 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Olluri: Dy këshilltarë të Gërvallës shpenzuan 1 mijë euro për të kaluar në terminalin VIP të Aeroportit të Vjenës

- Advertisement -

Gazetari Parim Olluri, ka thënë se dy këshilltarë të Ministres për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, i kanë shpenzuar mbi një mijë euro në mënyrë që të kalojnë përmes terminalit VIP në aeroportin e Vjenës.

Përmes një postimi në Facebook, Olluri tutje ka shtuar se dy këshilltarët e Gërvalles, sillen si VIP-a me parat e taksave të qytetarëve, shkruan lajmi.net.

“Dy keshilltare te Donika Gervalles i paskan shpenzuar mbi 1 mije euro per me kalu vec njehere permes terminalit VIP ne aeroportin e Vjenes. Dy anonimusa komplet qe sillen si VIP’a me para te taksave tona. S’kane faj keta. Ka faj aeroporti i Vjenes qe nuk ju ka thane: Nuk eshte per femije kjo pjese. Eshte vec per VIP’a”, ka thënë Olluri.

Kujtojmë se pak ditë më parë është raportuar për një skandal ku dyshohet të jenë të përfshirë ministrja Gërvalla dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit