Home Lajme Olluri për Kurtin: “Tutet mos po i besojnë Bedri Hamzës – ky e ka veç urën e Saradranit”

Olluri për Kurtin: “Tutet mos po i besojnë Bedri Hamzës – ky e ka veç urën e Saradranit”

0
Olluri për Kurtin: “Tutet mos po i besojnë Bedri Hamzës – ky e ka veç urën e Saradranit”

Gazetari Parim Olluri, i ftuar në Pressing në T7, ku është diskutuar ndër tjerash edhe për sulmet e bëra ndaj mediave, nga ana e kryeministrit Albin Kurti, ka deklaruar mes tjerash se kryeministrit nuk mundet me bë më asnjë premtim.

Ai ka thënë edhe se, Kurtin e pengon LDK-ja, e pengon edhe Bedri Hamza që flet për rritje të rrogave e pensioneve.

‘‘E ki PDK, e ki LDK, e ki AAK e NISMA, secila prej tyre ka program dhe ka premtime, në anën tjetër premtimin më të famshëm të Kurtit e ki që ka me i pagu vjehrrat për me i këqyr mbesat. Kjo është veç një fjalë e tij që nuk realizohet. Ti nuk mundesh me iu premtu më banesa për qiftet e reja, sepse shndërrohet në hajgare, se nuk e ke realizu.  Nuk mundet ky me bë kurfar premtimi. Qysh munet Kurti me dalë në fushatë e me premtuar autostradë. E pengon LDK që po prezanton projekte, kur del Bedri Hamza që është ekonomist, edhe flet për rritje të pensioneve e të pagave, ky tutet që mos njerëzit po i besojnë se ky njeri është i fushës. Kurti po i lakmon Fatmir Limaj, se ky e ka udhëheq veç projektin e urës së Saradranit’’, ka thënë ai mes tjerash. /

Exit mobile version