Home Lajme Botë OKB voton rezolutën për paqen, 141 vende pro tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina

OKB voton rezolutën për paqen, 141 vende pro tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina

0
OKB voton rezolutën për paqen, 141 vende pro tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të enjten një rezolutë jodetyruese që i bën thirrje Rusisë t’i japë fund armiqësive në Ukrainë dhe të tërheqë forcat e saj, duke dërguar një mesazh të fortë në prag të përvjetorit të parë të pushtimit se agresioni i Moskës duhet të përfundojë.

Me anë të një postimi në Facebook ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar vendimin e përbashkët me 141 vende të tjera. “Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë  dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë. Krenar për Shqipërinë si bashkësponsorizuese e kësaj rezolute.”, shkruan Xhaçka. Rezoluta kaloi 141-7 pro dhe 32 abstenime, përfshirë Kinën. Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, por demonstron mbështetjen për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se ishte më shumë dëshmi se nuk është vetëm Perëndimi që e mbështet vendin e tij. “Mbështetja është shumë më e gjerë dhe ajo do të vazhdojë të konsolidohet dhe të forcohet,” tha Kuleba pas votimit.  “Ky votim kundërshton argumentin se jugu global nuk qëndron në anën e Ukrainës, sepse shumë vende që përfaqësojnë Amerikën Latine, Afrikën dhe Azinë votuan sot në favor.”

Asambleja e Përgjithshme është bërë organi më i rëndësishëm i OKB-së që merret me Ukrainën, sepse Këshilli i Sigurimit, i cili është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, është i paralizuar nga fuqia e vetos së Rusisë./abcnews.al/

Exit mobile version