1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

OKB voton rezolutën për paqen, 141 vende pro tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina

- Advertisement -

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të enjten një rezolutë jodetyruese që i bën thirrje Rusisë t’i japë fund armiqësive në Ukrainë dhe të tërheqë forcat e saj, duke dërguar një mesazh të fortë në prag të përvjetorit të parë të pushtimit se agresioni i Moskës duhet të përfundojë.

Me anë të një postimi në Facebook ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar vendimin e përbashkët me 141 vende të tjera. “Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë 🇺🇦 dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë. Krenar për Shqipërinë si bashkësponsorizuese e kësaj rezolute.”, shkruan Xhaçka. Rezoluta kaloi 141-7 pro dhe 32 abstenime, përfshirë Kinën. Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, por demonstron mbështetjen për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se ishte më shumë dëshmi se nuk është vetëm Perëndimi që e mbështet vendin e tij. “Mbështetja është shumë më e gjerë dhe ajo do të vazhdojë të konsolidohet dhe të forcohet,” tha Kuleba pas votimit.  “Ky votim kundërshton argumentin se jugu global nuk qëndron në anën e Ukrainës, sepse shumë vende që përfaqësojnë Amerikën Latine, Afrikën dhe Azinë votuan sot në favor.”

Asambleja e Përgjithshme është bërë organi më i rëndësishëm i OKB-së që merret me Ukrainën, sepse Këshilli i Sigurimit, i cili është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, është i paralizuar nga fuqia e vetos së Rusisë./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit