Agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara, OCHA thotë se rreth 1.5 milion njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Gaza. Sipas agjencisë, më shumë se 710,000 njerëz janë strehuar në 149 objekte të ofruara nga Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt, ose UNRWA.
Më shumë se 120,000 të tjerë janë në spitale, kisha dhe ndërtesa publike, dhe më shumë se 100,000 janë në 89 shkolla jo-UNRWA. Agjencia shtoi se kushtet e mbipopullimit vazhdojnë të krijojnë rreziqe të rënda për shëndetin. Dëmtimi i infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve dhe disponueshmëria e kufizuar për të pompuar ujin krijon rreziqe shtesë për shëndetin publik.
Disa raste të infeksioneve akute të frymëmarrjes, diarresë dhe lisë së dhenve janë raportuar tashmë në mesin e njerëzve që janë strehuar në strehimoret e UNRWA. OCHA gjithashtu theksoi se strehimoret kanë tejkaluar kapacitetin e tyre dhe nuk janë në gjendje të strehojnë të ardhurit e rinj në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Shumë njerëz të zhvendosur thuhet se po flenë në rrugë./abcnews/