6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

OKB raporton raste të përdhunimeve, zhdukjeve dhe torturave në Ukrainë: Të hetohen sa më parë

- Advertisement -

Shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë “që mund të përbëjnë krime lufte” janë raportuar, thotë OKB, duke përfshirë vrasjet, dhunën seksuale dhe zhdukjet.

Kryetarja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Matilda Bogner thotë se ka marrë raporte për përdhunim, lakuriqësi të detyruar dhe kërcënime për dhunë seksuale pasi vizitoi 14 qytete në rajonet e Kievit dhe Chernihiv.

“Gratë dhe vajzat janë viktimat më të shumta”, thotë ajo.

Rusia dhe Ukraina “duhet t’i hetojnë menjëherë dhe në mënyrë efektive” këto akuza dhe “të udhëzojnë forcat e tyre” të ndalojnë shkeljet e mëtejshme, thotë Bogner.

OKB thotë se ka regjistruar gjithashtu qindra objekte arsimore dhe mjekësore dhe rreth 50 objekte kulti që janë dëmtuar ose shkatërruar në të gjithë Ukrainën.

Në një konferencë shtypi në Gjenevë, Bogner thotë se numri i civilëve të vrarë është”mijëra herë më i lartë” se shifra e dhënë fillimisht prej 3,381 dhe shkalla e vdekshmërisë është përkeqësuar pasi njerëzit nuk mund të kenë ndihmën mjekësore, shkruan BBC. 

Misioni monitorues i OKB-së në Ukrainë ka dokumentuar shkelje të ligjit humanitar dhe ligjit të të drejtave të njeriut që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit