5 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti

- Advertisement -

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një thirrje urgjente për ndihmë prej 8 milionë dollarësh, për të adresuar pasojat e tërmetit në Mianmar.

Në këtë vend të Azisë Juglindore, rreth 1.700 njerëz humbën jetën nga tërmeti që goditi javën e kaluar, ndërsa mijëra të tjerë rrezikohen nga lëndimet dhe sëmundjet.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se po vepron në “nivelin më të lartë të emergjencës”.

Ajo tha se i nevojiten donacione “për të ofruar kujdes urgjent për të plagosurit, për të parandaluar shpërthimin e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha, po ashtu, se “shkatërrimi ka qenë i madh” dhe se “nevojat humanitare po rriten çdo orë”.

Ekipet e shpëtimit në Mianmar janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar të mundshëm nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit