1.1 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

OJQ-të me kritika ndaj deputetëve për mos votimin e ligjeve e marrëveshjeve

- Advertisement -

Janë të thirrur për të votuar ligjet, marrëveshjet e rregulloret të cilat janë në shërbim të popullit. Por përfaqësuesit e qytetarëve të Kosovës në këtë legjislaturë nuk janë duke kryer punën e tyre siç duhet.

Shumë ligje të rëndësishme kanë mbetur në sirtarë të parlamentit, kjo për shkak të mungesës së deputetëve në seancat plenare.

Kështu të paktën po vlerësojnë Organizatat jo qeveritare të cilat merren me monitorimin e punës së Kuvendit.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se nga janari ka shumë projektligje që nuk janë votuar për shkak të dështimit të seancave.
Për mos shkuarjen në Kuvend, nga Lëvizja Fol kanë kritika ndaj deputetëve të Kosovës.

Në mungesë të kuorumit ka mbetur pa votuar edhe marrëveshja ndërkombëtare për Ngrohjen Qendrore Solare.

Për këtë ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka kërkuar votat e opozitës.

“Ky projekt mundësohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për ndërmarrjen publike Termokos, dhe ka për synim shtimin e kapaciteteve gjeneruese, por edhe kyçjen e lagjeve tjera të Prishtinës në rrjet të ngrohjes. Ka shumë mënyra për të bërë opozitë. Mirëpo bllokimi i marrëveshjeve që janë në të mirë të qytetarëve nuk do duhej të ishte njëra nga to”, ka shkruar ai.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mos mbajtje të seancave për një periudhë kohore. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit