Artan Behrami, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Paris Guri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë marrë fjalën gjatë momentit kur kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka kërkuar propozim nga partitë për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.
Behrami ka filluar të tallet duke e quajtur “Republikë të ushtruesit të detyrës”, teksa Dehari ia ka ndërprerë fjalën, shkruan Insajderi.
“E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare të Kuvendit. Të dashur qytetarë…”, ka thënë Behrami kur ka pasuar me ndërprerje mikrofoni me kërkesë të Deharit.
Ndërkaq deputeti Guri nga LDK’ja ka marrë tri herë fjalën pasi iu ndërpre tri herë radhazi. Ai ka kërkuar nga deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, që t’i kthejë paratë e dyshimta të subvencioneve në vlerë prej 200 mijë eurosh.
“Fitore çka po kesh ti, a i ke kthy 200 mijë euro? Mos kesh Fitore, se marre. Ani ti Halil, ti rri. Oj Fitore, mos bërtit moj. A i ke kthy 200 mijë euro?”, deklaroi Guri.
Seanca dështoi për të 44-ën herë radhazi.